Isuf Bytyqi
Isuf I. Bytyēi
Mendimi kritik i Rexhep Qosjes pėr poezinė e sotme shqipe
 
Me dėshirė shkruan pėr vepra tė ndyshme letrare, shumė herė ėshtė skeptik dhe polemika rreth tyre ka bėrė.

Pėrvojėn e tij letrare e ndau me bashkėkohėsit, por, jo edhe rezultatet.
NJOFTIM

AlbaNur ėshtė e hapur pėr tė gjithė ata intelektualė shqiptarė, qė kanė dėshirė tė jenė nė shėrbim tė ēėshtjes shqiptare pėr edukimin e brezave tė rinj, duke shfrytėzuar teknologjinė e internetit.
 
Mendimi kritik i Rexhep Qosjes per poezine e sotme shqipe
„Nė mendimin shkencor, mendim korrekt ėshtė ai qė ka rėndėsi, si nga aspekti i ndershmėrisė intelektuale, ashtu edhe nga aspekti i zbatimit tė mendimit shkencor nė praktikė – domethėnė, nė teknikė“.
Erich Fromm

HYRJE

Nė kėtė punim objekt shqyrtimi ėshtė mendimi kritik i Rexhep Qosjes pėr poezinė e sotme shqipe.

Akademik Rexhep Qosja, i lindur mė 25 qershor 1936. Historian i letėrsisė, kritik letrar, prozator, dramaturg dhe ideolog i ēėshtjes kombėtare, autor i shumė librave qė rreth dyzet vjet ėshtė aktiv nė letrat shqipe. Vepra e tij ėshtė mė tepėr e orientuar nė aspektin historik, nė historinė e letėrsisė shqiptare, ai ėshtė marrė edhe me letėrsinė bashkėkohore. Pasi qė poezia e sotme shqipe ėshtė pjesė pėrbėrėse e letėrsisė sė sotme shqipe, qysh nė fillim do tė ishte e domosdoshme tė njihemi me mendimin e tij pėr letėrsinė e sotme shqipe.

Mendimin pėr letėrsinė e sotme shqipe, Rexhep Qosja e dha nė kuadėr tė studimit tė letėrsisė shqiptare nė pėrgjithėsi, si historian i kėsaj letėrsie, por njėherit edhe si kritik e themelues i kritikės shqiptare nė Kosovė. Nė kohėn kur e filloi veprimtarinė ky kritik dhe historian i letėrsisė shqipe; historia e letėrsisė shqipe, kritika shqiptare nė pėrgjithėsi, por edhe letėrsia shqipe nė Kosovė, tė tria, gjendeshin nė nivel tė ulėt, fillestar, qė tė tria kėto po i bėnin hapat e parė. Prandaj nė kėtė kohė do tė duhej njė personalitet si ai ” i profesor Rexhep Qosjes, doajenit tė studimeve historiko-letrare ndėr ne…” , qė t’i pėrballonte problemet e mėdha tė vlerėsimit tė drejtė tė traditės, por edhe nė hapjen e horizonteve dhe shtigjeve tė reja tė letėrsisė shqipe nė ato vite. Kur jemi kėtu duhet tė vemi nė dukje edhe rolin negativ tė ideologjizimit tė kritikės nga kritika gjysmėzyrtare, e cila bėnte pėrpjekje qė letėrsia e re ”socialiste” kosovare tė shkėputej pėrfundimisht nga trungu kombėtar, nga letėrsia e traditės, pra nga letėrsia kombėtare. Ai letėrsinė e sotme shqipe e shqyrtoi dhe e analizoi qė nga fillimi nė kuadrin e letėrsisė kombėtare, si vazhdim tė kėsaj letersie dhe si thellim tė saj, si letėrsi qė rrėnjėt i ka nė letėrsinė e Rilindjes dhe nė letėrsinė e vjetėr, ndėrsa kokėn nė letėrsinė bashkėkohore evropiane. Duke e shfrytėzuar letėrsinė e traditės, mitin dhe mitologjinė kombėtare e ballkanike, kjo letėrsi arriti tė japė struktura tė dendura poetike, siē ėshtė poezia e sotme shqipe, qė arriti struktura tė papara deri atėherė nė kėtė letėrsi.

Akademik Rexhep Qosja nuk shkroi ndonjė monografi tė veēantė pėr kėtė letėrsi, pothuaj se nė ēdo vepėr kritike tė tij pos; vėshtrimeve, trajtesave dhe eseve pėr letėrsinė e Rilindjes dhe atė tė Pavarėsisė e tė viteve “30, ai trajtoi edhe autorė, vepra e probleme tė letėrsisė sė sotme shqipe, dhe vazhdimisht i vėrejti korrespondimet dhe distinksionet e letėrsisė sė sotme shqipe me letėrsinė e traditės. Ai nuk e analizoi letėrsinė nė baze tė rregullave dhe principeve tė mbyllura; ”Rregullat e tij nuk ishin tė mbyllura, por tė hapura mund tė bėhet modifikimi e ristaurimi dhe leht tė integrohet” vepra letrare. E pėrcolli letėrsinė e sotme shqipe, e dha fjalėn e tij, por edhe e orientoi atė. Nė kohėn kur Rexhep Qosja doli nė skenė, nė gjysmėn e dytė tė viteve ’60, letėrsia shqipe po oscilonte ndėrmjet tė dy drejtimeve: i pari, drejtimi dogmatik socialist, qė synonte gjithė letėrsinė ta fuste nė kallėpet e njė romantizmi tė mashtruar dhe tė njė skematizmi vullgar dhe i dyti, rrymat eksperimentale, tė cilat e sulmonin letėrsinė nga jashtė dhe pėr tė cilat kjo letėrsi ishte ende e re pėr t’i pėrballuar e asimiluar ato. Nė kėtė kohė paraqitja e tij nė skenėn e kulturės shqiptare, paraqitja e kėtij intelektuali me horizont tė gjerė tė vėshtrimit, ishte me rėndėsi tė madhe pėr zhvillimin e mendimit letrar, por edhe pėr praktikėn krijuese nė Kosovė. Pėrherė nė shkrimet e tij i kritikonte dukuritė negative, ndikimet e paasimiluara, ideologjizimin etj., dhe vazhdimisht hapte shtigje tė reja pėr njė letėrsi autentike, tė lirė dhe tė hapur ndaj letėrsisė botėrore. “... mund tė themi, ku ėshtė diēka e re qė pėrpara ka qenė. E re ėshtė edhe njė gjė shumė e vjetėr qė ėshtė rikthyer, si psh.; Arkaiken, tė cilėn e gjejmė nė poezinė e Romantizmit, edhe mund tė jetė krejt e re sikur metaforat absolute nė Lirikėn e shekullit 20, qė nė tė dytėn herė si reprizė ose pėrpunim apo rikrijim nga njė dėshmi apo provė e vjetėr,..Kritika letrare nuk i ka vlerat absolute, por ngritet nėpėrmjet tė pėrvojės sė pėrhershme tė krijimit tė veprave letrare, tė kėrkimeve tė larta e tė lira shkencore, njohurive gjuhėsore dhe kompetencat filologjike janė kėto tė cilat e udhėheqin. ”

Edhe pse nuk u mor sistematikisht me letėrsinė e sotme shqipe, i preku dhe i shtjelloi problemet esenciale tė kėsaj letėrsie. Por koha dhe rrethanat nė tė cilat veproi, ndikuan qė Rexhep Qosja vėmendje mė tė madhe t`i kushtonte letėrsisė sė sotme shqipe qė ėshtė krijuar nė Kosovė e me pak asaj qė u krijua nė Shqiperi.

Nė shkrimet e tij, u mor me problemet e dramės shqipe. Shkroi pėr dramat ”Shtatė shaljanėt” , tė Ndrekė Lucės, pėr dramėn ”Cuca e maleve” tė Loni Papės, ”Toka jonė” tė Kolė Jakovės etj. Nė kėto pasthėnie mendimi i tij anonte nga kritika sociologjike, ku konceptet dominuese ishin: lufta e sė vjetrės me tė renė, lufta klasore, shfrytėzimi i shtresave tė varfėra, drama e fshatarit, realizmi etj., por duhet tė theksojmė se edhe pse nė kėtė kohė nuk mundi tė largohet nga kritika sociologjike, nga kjo nė asnjė rast nuk do tė dalė njė kritikė e angazhuar apo njė kritikė mohuese. Akademik R. Qosja ndoqi njė rrugė tė ndėrmjetme nė kėtė drejtim.

Nė kritikėn e tij, shqyrtoi edhe prozėn e sotme shqipe. Ai trajtoi prozėn e Hivzi Sulejmanit, tė Shevqet Musarajt, tė Jakov Xoxės, Ismail Kadaresė, Anton Pashkut, Razi Brahimit, Elena Kadaresė, Qamil Buxhelit etj. Nė kėto shkrime i preku ekstremet nė letėrsinė shqipe: nga skematizmi vulgar i realizmit socialist e gjer te skematizmi eksperimental. Njė kritikė i jep skematizmit vullgar nė artikullin ”Artisti i pushtuar prej edukatorit” , nė tė cilin pėr objekt shqyrtimi ka romanin e Razi Brahimit ”Kthesa tė forta”. Por njė kritikė totale i bėn kritikės ideologjike e dogmatike nė artikullin ”Kritika pa estetikė” pėr librin ”Kritika”, qė ėshtė botuar nė Prishtinė si pėrmbledhje nga disa libra kritikė tė Razi Brahimit. Kėtu i bėn njė kritikė terminologjisė politike dhe asaj ideologjike, qė zotėronte nė shkrimet e Razi Brahimit. Kritikonte ”analizėn sociologjike dhe ideologjike”, qė gjendej nė tė, ndarjen e heronjve nė pozitivė e negativė, ndarjen e veprės nė permbajtje dhe formė, reduktimin e vlerave letrare nė vlera ideore etj. Ndėrsa nė vėshtrimin pėr prozėn e Anton Pashkut, Rexhep Qosja i shqyrton ”mundėsitė”, por edhe ”kufizimet” e prozės eksperimentale. Ai me vetėdije i shmanget panideologjizimit, por edhe paneksperimentalizimit, sepse qė tė dyja ekstremet e dėmtonin rėndė letėrsinė e re shqiptare.

Pra, me dėshirė shkruan Rexhep Qosja pėr vepra tė ndyshme letrare, shumė herė ėshtė skeptik edhe shumė polemika rreth tyre ka bėrė. Pėrvojėn e tij letrare e ndau me bashkėkohėsit, por kurrėsesi edhe rezultatet.


Mendimi i Rexhep Qosjes pėr poezinė e sotme shqipe

Nė opusin e tij krijues R. Qosja shkroi vėshtrime kritike, recensione e trajtesa pėr: Esad Mekulin, Enver Gjerqekun, Rrahman Dedajn, Ali Podrimjen, Azem Shkrelin, Din Mehmetin, Abdylaziz Islamin, Muhamet Kėrveshin, Beqir Musliun etj.

Nė pėrgjithėsi shkroi vėshtrime dhe kritika pėr krijuesit nė Kosovė e, njė numėr mė tė vogel i shkroi edhe pėr ata qė krijuan nė Shqipėri. Kjo erdhi si rezultat i ndarjes regjionale tė letėrsisė shqiptare, si njė komunikim i penguar nė mes tė kėtyre regjioneve, por edhe si njė pėrpjekje pėr ta ngritur letėrsinė e kėsaj ane nė nivelin kombėtar.

Pėr poezinė e sotme shqipe, Qosja shkroi qysh nė librin e parė ”Epizode letrare”, nė vitin 1967, kur shkroi pėr poezinė e Enver Gjerqekut, nė shkrimin me titull ”Poezia dhe pėrvoja”. Nė librin me trajtesa ”Dialogje me shkrimtarėt”, tė cilin e botoi mė 1968, krahas shkrimeve pėr Zef Seremben, Naim Frashėrin, Migjenin e Lasgushin, kemi edhe dy trajtesa pėr krijimtarinė e dy poetėve tanė bashkėkohorė , Esad Mekulit dhe tė Enver Gjerqekut. Nė kėtė kohė nė Kosovė, krijuesit mė tė dalluar ishin kėta dy poetė qė u pėrmendėn mė lart. Poetė si Din Mehmeti, Rrahman Dedaj, Ali Podrimja etj., ishin nė hapat e parė tė krijimtarisė sė tyre.

Nė vėshtrimin pėr Esad Mekulin, kritiku thekson angazhimin e E. Mekulit nė letėrsinė shqipe, angazhimin intelektual tė tij, por edhe dobėsitė qė hasen nė krijimtarinė e tij. Esad Mekuli pėr Rexhep Qosjen ”asht poet i popullit dhe i problemeve tė tij ma qenėsore” . Ai, Esad Mekuli, ”flet nė vetėn e parė jo si individ i veēuem, por i mishnuem plotėsisht me ndjenjat dhe vetėdijen e Shqiptarit, si nji simbiozė ndjenjash dhe aspiratash tė pėrbashkėta jetėsore” . Nė poezinė e Mekulit, kritiku has edhe nė ”pasojat e zhdanovizmit dhe tė kohės, kur prej shkrimtarѱve kėrkohej tė glorifikonte atė, e cila kėrkohej prej tij” Mirėpo Esad Mekuli ndoqi njė rruge tė veēantė nė krijimtarinė e tij, duke i ikur gjuhės bombastike, parullave tė kohės, patetikės sѱ lartė etj.

Nė kѱtė punim Profesori bėn periodizimin e krijimtarisė sė E. Mekulit dhe vjen nė pėrfundim se ”poezia e tij ėshtė fenomen specifik i letėrsisė sonė” . Esad Mekuli, bindjet e veta krijuese i formoi nė vitet “30. Si bir i njė populli tė vogėl e tė shtypur, u bė krijues i kėtij populli, kėngėtar i vuajtjeve dhe i shpresave tė tij. Pėrhapja e ideve revolucionare lindte shpresa te ky popull pėr ēlirimin kombėtar. Mekuli u bė poet vizionar pėr njė ardhmėri mė tė lumtur tė popullit tė tij dhe tė njerėzimit. Uni i tij krijues u shkri me unin e popullit dhe u bė njė Unė i shtypur, i pėrdhunuar, i vrarė, i sakatosur, por edhe njė Unė ėndėrrues dhe kryengritės, nė tė njėjtėn kohė.

Ndėrsa, njė krijues tjetėr i afirmuar nė poezinė shqipe ishte Enver Gjerqeku. Ky poet i ri duke jetuar nė njė kohė dramatike pėr popullin tonė, nė vitet ’50 dhe ’60, bėn njė ikje, njė largim nga ky realitet dhe futet nė qenien e vet subjektive dhe i shpalon dhembjet shpirtėrore e fizike tė tij. Ai shkruan njė poezi intime, por edhe autobiografike, shkurt njė autobiografi intime.

Nė librin ”Panteoni i rralluar”, kemi njė varg recensionesh pėr poezinė e sotme shqipe. Nė kėtė libėr trajtohet poezia e Musa Ramadanit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes, Hasan Hasanit, Milaim Berishės, Ibrahim Kadriut, Adem Zejnullahut dhe Rifat Kukajt.

Nė ē’drejtim angazhohet Rexhep Qosja nė kritikėn e tij?
Ai qė nė fillim, nė recensionin ”Sentimentalizėm anakronik” , qė i bėn pėrmbledhjes me poezi tė Hasan Hasanit ”Dallgėt e vėrrinit”, kritikon ekzibicionet poetike, manierizmin dhe epigonizmin nė poezinė e tij. Nė poezinė e kėtij autori, Qosja kritikon tradicionalizmin, tė cilin e quan anakronik pėr atė kohė, pastaj kritikon sentimentalizmin dhe romantizmin. Figurat e lopėve, tė qenve, pulave, zogjve, pastaj tė korrat, kullosat, etj., qė i gjejmė nė poezinė e kėtij vėllimi janė shenja tė primitivizmit nė kulturėn tonė, nė atė kohė. Profesor Qosja, nė poezinė e Hasan Hasanit kritikon idealizimin e jetės patriarkale. Pastaj nė vazhdim kritikon edhe tė metat formale qė hasen nė vargjet e kėtij vėllimi. Nė kėtė poezi, kritikohet edhe anakronizmi i ndjeshmėrisė sė autorit .Tė gjitha kėtyre cilėsive tė njė poezie tė perėnduar, ai ia kundėrvė shprehjen moderne, e cila edhe duhet ta cilėsojė poezinė moderne. Nė fund tė recensionit e, pėrballė qėndrimin e tij me tė kėtij poeti: ” Nė vend tė ndjenjės sentimentale, lexuesit tė sotėm i duhet ndjenja e fuqishme, nė vend tė shprehjes sė flashkėt - shprehja asociative metaforike dhe simbolike” .

Nė poezinė e Azem Shkrelit, Rexhep Qosja kritikon moralizimet qė hasen nė disa nga poezitė e kėtij poeti: ”Toni didaktik, qė e rėndon poezinė e tij, mund tė vėrehet edhe prej titujve tė disa vjershave sikundėr janė „Katėr kėshilla vetes”, "Ēka mėsova unė”, " Porosia" “, por moralizuese janė edhe vjershat "Kurtha", "Kupa e Odinit" etj. Nė recensionin pėr Milaim Berishėn, ai prapė i vė nė thumb tė kritikės moralizimet dhe udhėzimet, qė i hasim me shumicė nė poezinė e asaj kohe: ”Shkrimtarėt qė nė njėrėn dorė marrin skalperin pėr t’i zhdukur veset e, nė tjetrėn dorė ēantėn me ilaēe pėr t’i shėruar plagėt e njeriut bashkėkohor, janė bėrė monotonė me ato moralizimet e tyre patetike, po aq sa janė bėrė tė monotonė edhe ata tė tjerėt qė vetėm dėnesin dhe, tė tulitur, e shikojnė botėn prej tinarėve tė tyre diogjenianė” . Nė poezinė e ketij poeti, dallon oscilimet nė mes tė letėrsisė realiste dhe asaj moderne, pastaj, ndikimet e paasimiluara tė literaturės sė lexuar.

Jo vetėm njėherė, Rexhep Qosja i kritikon keto tė metat, qė e pėrcillnin poezinė e sotme shqipe nė atė kohė. Poezia shqipe ishte ende e pastabilizuar dhe, krijuesit e saj tė shumtėn e herave, me gjithė perpjekjet e tyre, pėsonin dėshtime. Ai, pėrkrahte vargun artistikisht tė pėrsosur dhe kritikonte ”lojėn e fjalėve” , me tė cilat disa krijues bėnin pėrpjekje qė ta mbushnin zbrazėtirėn e tyre krijuese. Nė kėto shkrime, i kėrkonte dhe i hapte rrugė ”poezisė sė ardhme” , e pėrkrahte ndjeshmėrinė moderne nė poezinė e Ali Podrimjes, nė tė cilėn haste nė njė ”refren modern poetik.” ( 127 ). Duke i kritikuar tė metat, e drejtonte rrugėn e poezisė sė sotme shqipe drejt njė poezie me prirje moderne. Ne recensionin ”Valle e simboleve”, qė e shkruan pėr vėllimin poetik tė Ali Podrimjes, posaēėrisht ndalet te ”simbolika e tėresisė” ( 123 ) qė e has nė strukturėn e kėtij vėllimi. Per R. Qosjen simboli ėshtė virtyt i poezisė, ndėrsa gjuha patetike ves. E para shenjon prirjen moderne, ndėrsa e dyta atė tradicionale. Poezitė e ketij poeti mund tė kuptohen vetėm nė tėrėsinė e tyre, vetėm nė kontekstin nga i cili buron kuptimi.

Njė sintezė tė parė pėr poezinė e sotme shqipe prej R.Qosjes, e hasim nė parathėnien e ”Antologjisė sė lirikės shqipe”. Kėtu pėr herė tė parė bėhet njė lloj periodizimi i letėrsisė sė sotme shqipe nė etapa. Estetika e kėtyre viteve dallohej ”pėr kah theksi dogmatik dhe karakteri zyrtar”. Poezinė e viteve tė para tė pasēlirimit, profesori, e pėrkufizon si ”poezi revolucionare publicistike”. Poezia shqipe e kėsaj kohe nuk mund tė lirohej lehtė nga fryma retorike, sepse ishte niveli i ulėt kulturor qė e kushtėzonte zgjatjen e kėsaj prirje. Nė rrafshin komunikativ edhe niveli i marrėsit, i publikut, e kushtėzonte kėtė prirje: ”Duke pasur parasysh shėndetin mental tė masave tė gjera tė lexuesve, por jo sa duhet edhe shėndetin artistik tė poezisė, autorėt e saj me tė drejtė e shpallin traditė tė vetėn, nė radhė tė parė poezinė e viteve “30, tė cilėn duke e vazhduar me synimet e saj progresive, e thjeshtėsojnė gjithnjė e mė tepėr”. Kjo poezi, nė kėto vite iu afrua mė tepėr publicistikės poetike e dokumentacionit. Poezinė e viteve “50, me tė drejtė e karakterizon si zhurnalistike e agjitative dhe si njė poezi, qė ėshtė nė nivel mė tė ulėt se poezia e viteve “30. Pra nė kėtė kohė, nė vend qė poezia tė numėronte pėrpara, kishte ecur prapa.

Por, ndryshimet vijnė mė pas. Nė krijimtarinė qė do tė shkruhet nė vitet “60, zė fill prirja moderne nė poezinė e sotme shqipe. Lirimi prej didaktikės dhe agjitacionit, i lėshon rrugė shprehjes moderne nė poezi. Kjo ndodh ndėr tė tjera me pjekurinė e poezisė, me ndikimet e jashtme, me liberalizimin e marrėdhenieve nė shoqėri. Poetėt e parė, te tė cilėt dėgjohet zėri i ri nė poezi, janė: Enver Gjerqeku, Dritėro Agolli,Ismail Kadare, Fatos Arapi, Din Mehmeti, Vehbi Skėnderi etj. Profesor R. Qosja, e quan poezi tė brezit tė dytė tė pasluftės. Kėtu fillon trajtimi i letėrsisė shqipe si letėrsi kombėtare, qė s’njeh kufinj. Nė kėtė etapė poezinė shqipe, e karakterizon degėzimi, pasuria, llojllojshmėria dhe guximi i trajtimit tė temave tė ndryshme. Poezia e D. Agollit, definohet si lirikė e idesė kolektive, poezia e A. Shkrelit si meditative, e Ismail Kadaresė dhe e Rr. Dedajt si asociative, ndėrsa e F. Gungės si lirikė e simboleve bashkėkohore etj., dhe kėshtu pėrfundon me konstatimin se ”poezia shqipe ėshtė sot mė e pasur me prmbajtje, me shprehje e me gjeste se kurrė mė parė”.

Nė kėtė parathėnie, kritiku shprehet edhe pėr poezinė e brezit mė tė ri. Pėrveē poezisė sė etapės sė parė, tė cilėn e emėrton si etapė e viteve“50, kur pėrmend brezin e dytė edhe brezin mė tė ri, ai nuk i pėrmend vitet fare. Nė poezinė e brezit mė tė ri dallon dy prirje ose siē i quan dy linja: ”linja e racionalizmit tė tepruar dhe linja e iracionalizit tė pakontrolluar, me ē’rast linja e parė ruan njė gjendje statike tė vargut tradicional, kurse e dyta ėshtė akoma e rėndė, qė ta asimilojė gjuha shqipe” . Nė kėtė parathėnie, Rexhep Qosja flet edhe pėr fenomenin e hermetizmit nė poezinė e sotme shqipe.

*

* *

Mbi hermetizmin

Nė poezinė shqipe tė viteve ’70, u shfaq fenomeni i hermetizmit, i cili kishte dallim tė madh me shfaqjen e kėtij fenomeni nė letėrsitė e medha tė Evropės. Kėtė fenomen, qė nė fillim profesor Rexhep Qosja e vlerėsoi me tė drejtė si diē qė nė poezinė tonė ka hyrė nga jashtė dhe, jo si inkuadrim tė tij tė natyrshėm nė kėtė poezi. Ndėrsa nė poezinė evropiane hermetizmi shėnon njė stad tė kėsaj poezie, nė letėrsinė shqipe mė tepėr shėnjonte nė kėtė kohė ndikimet e jashtme tė paasimiluara se sa njė vetėdije krijuese.

Kur jemi te dukuria e hermetizmit, duhet cekur se ky u dėnua edhe nga kritika e realizmit socialist, e cila synonte ta shpjegonte anėn sociologjike tė fenomenit, ndėrsa R. Qosja hynte drejtpėrdrejt nė problemet letrare, nė problemet e artit si tė tillė. Kėshtu, nė artikullin pėr vėllimin poetik tė Musa Ramadanit ”Mėkatet e Adamit” , me titull ”Artikulim i ri poetik”, verėn disproporcionin nė mes tė asaj ēka synojnė poetėt tanė nė atė kohė dhe rezultateve qė arrijnė me kėtė rast. Nė poezinė e tij ”…nuk mund tė vėrehen gjurmėt e figuracionit tė njohur alogjik tė surealizmit. Vargun e tij e bėn hermetik jo figura, jo aq pesha meditative e tij, sa pėrpjekja e selitur qė tė jetė doemos hermetike me paradokse abstrakte filozofike, me ēka nė tė vėrtetė kompromitohet kuptimisht poezia e pėrmbledhjes ”Mėkatet e Adamit”. Pėr dukurinė e hermetizmit nė poezinė e sotme shqipe, kritiku shfaq mendimin e tij edhe nė ”Antologjinė e lirikės shqipe”. Edhe kėtu ai shprehet se kjo dukuri nė poezinė shqipe nuk ėshtė diēka e natyrshme, por diēka qė hyn si ndikim i paasimiluar nga jashtė: ”Prej kėsaj poezie, e cila efektin e vet mė tė madh e mbėshtet nė organizimin gjuhėsor tė vargut, ata mbѱrrijnė t“i kapin, kryesisht, idetė, qė nė rastet mė tė shpeshta s'i kanė mjaft tė qarta pėr shkak tė karakterit tė tyre metafizik, e jo edhe mėnyrėn e organizimit gjuhėsor dhe muzikor tė vargjeve. Jo aq rrallė ndikimet e kėtilla, tė paasimiluara si duhet dhe sa duhet, sjellin atė hermetizmin e plotė tė njė pjese tė lirikės sonė, qė nuk ka asgjė tė pėrbashkėt me hermetizmin e poetėve prej tė cilėve janė ndikuar, sidomos tė atyre poetėve tė medhenj evropianė, qė prej simbolizmit e kėndej fshehin njė nėntekst tė pasur brenda strukturės sė ndėrlikuar tė vargut tė tyre”

Hermetizmi nė ato vite ishte mė tepėr shenjė e papjekurisė poetike se sa vlerė e poezisė. Kjo dukuri shfaqet nė letersitė e ngritura dhe ėshtė shprehje e lėvizjes sė poezisė nga sferat e njohura nė tė panjohurat, si pakėnaqesi ndaj stadit ekzistues tė saj.


*


* *

Mė gjerėsisht, profesor R. Qosja u ndal nė vėshtrimet pėr poezinė e Enver Gjerqekut , pastaj nė krijimtarinė e Din Mehmetit dhe nė krijimtarinė e Rrahman Dedajt .

Nė vėshtrimin eseistik pėr E. Gjerqekun, ”Enver Gjerqeku (1928)”, kritiku gjerėsisht e shtjellon mendimin e tij pėr tri pėrmbledhjet e para poetike tė Gjerqekut. Nė kėtė shkrim ai e pėrcjell hap pas hapi verbin poetik tė Enver Gjerqekut, ndalet nė pikat qenėsore tė krijimtarisė sė tij. Veēoritė e kėsaj krijimtarie si melankolia, subjektivizmi i theksuar dhe notat e dhembjes me tė cilat ngjyrosej verbi i kėtij poeti nė vėllimet e para, mė vonė edhe se i ruan nė masė mė tė vogėl kėto veēori, do tė shkojė duke e stabilizuar shprehjen poetike me njė ndjeshmėri, qė i afrohet shprehjes moderne. Mė tej, Rexhep Qosja do tė kėrkojė nė kėtė poezi veēori dhe prirje tė reja siē ėshtė rruga ekzistenciale, tė cilen e ndjek subjekti lirik i Gjerqekut, poezia refleksive dhe simboliste, domethėnia metaforiko - simbolike, metamorfozat poetike, relacionet simbolike, toni ironik etj., qė e shenjojnė prirjen dhe ndjeshmėrinė moderne nė poezi. Edhe nė pėrmbledhjen e fundit ”Blerimi i vonuem”, nė tė cilėn kritiku sheh njė ngritje cilėsore. Poezia e Gjerqekut ende nuk ėshtė liruar nga ”elementet e retorikės dhe tė romantizmit” . Nė kėtė shkrim ai flet edhe pėr formėn e vargut, vargun e lirė dhe atė tė lidhur, pėr keqpėrdorimin e vargut tė lirė dhe kthimin e interesimit tė Gjerqekut pėr vargun e lidhur, konkretisht pėr sonetin.

Qysh nė kėtė shkrim flet Profesor Qosja pėr hermetizmin, qė ėshtė shprehje mė tepėr e ndikimit tė jashtėm nė letersinė shqipe sesa njė vlerė e saj. Nė poezinė e Gjerqekut ai heton njė ”hermetizėm tė butė”, qė shenjon njė rrugė tė mesme nė kėtė drejtim: as qartėsi gjer nė fund, as varg tė mbyllur nga lexuesi.

Nė fund, mund tė themi lirisht se ky shkrim dhe shkrimet tjera qė gjenden nė kėtė libėr, me gjithė tė metat qė i ka, paralajmėron kritikun e ardhshėm me vizion tė qartė dhe vetėdije tė lartė letrare, i cili me kompetencė do tė shprehet pėr fenomenin e quajtur letėrsi, si nė planin historik ashtu edhe nė atė bashkėkohor.

Nė vėshtrimin pėr poezinė e Din Mehmetit, nė librin ”Shkrimtarė dhe periudha”, shihet njė ngritje cilėsore nė kritikėn e R. Qosjes, njė stabilizim dhe njė koncizitet tė shprehjes. Nė kėtė vėshtrim ai shkruan pėr pesė vėllimet e Din Mehmetit, tė shkruara gjer nė atė kohė: pėr pėrmbledhjet ”Nė krahė tė shkrepave”, ”Rini diellore”, ”Dridhjet e dritės”, ”Heshtja e kallur” dhe ”Ora”.

Sikurse nė pėrmbledhjet e para tė E. Gjerqekut, ashtu edhe nė pėrmbledhjet e para tė D. Mehmetit kritiku i has tė metat foshnjore qė e pėrcollen kėtė poezi nė fillimet e saj. Njė nga tė metat e kėsaj poezie, nė fillet e saj ishte entuziazmi qė e shoqėronte atė, pastaj temat sentimentale si fati i dikurshėm i gruas dhe fati i vuajtur i malėsorit, po nė tė kaluarėn, sepse nė prezentim shoqėria demagogjike socialiste e konsideronte se i ka zgjidhur problemet, si tė gruas ashtu edhe tė fshatarėsisė sė varfėr. Nė shprehje, kėtė poezi e shoqėronte patetika emocionale dhe retorika e shprehjes. Pastaj si e metė e kėsaj poezie, nė fillimet e saj ishte edhe njė lloj sentimentalizmi qė depėrtonte nė poezinė e sotme nga njė pjesė e poezisė tradicionale, qė zinte vend jo vetėm nė poezinė e Din Mehmetit. Keqpėrdorimi i vargut tė lirė ėshtė njė e metė tjetėr e kėsaj poezie, e cila kėtu shenjohet si prozaizėm nė poezi . Ketė tė metė R. Qosja e emėrton edhe me nocionin ”vjershė narrative”, ndėrsa nė ndjeshmėri artificialiteti ėshtė ai qė e dėmton kėtė poezi. Nga kjo, si rrjedhojė do tė jetė shkrimi i vargjeve tė rėnda, tė dhunuara dhe artificiale. Formulimi aforistik paradoksal i mendimeve nė vargje si dhe zhurnalizmi poetik e dėmtojnė kėtė poezi.

Vlerat nė poezinė e Din Mehmetit janė ato, qė ngadhnjejnė kundėr tė metave. Ndėr shenjat e para tė kėtij ngadhnjimi, sipas kritikut, ėshtė harmonia dhe balancimi nė mes tė imagjinatės poetike dhe ndjenjave tė krijuesit ( 358 ), pastaj ndjenja brenda strukturės ritmike dhe figurative tė vargut ( 360 ), nė asociacionet qė degėzohen brenda metaforave ( 360 ). Nė vazhdim, kritiku shtjellon distinksionin nė mes tė poezisė tradicionale dhe asaj moderne. Pasi jep shenjat e tradicionales nė poezinė e sotme, ai metaforėn e shenjon si bazėn e poezisė moderne. Sipas tij, poezia moderne ėshtė e bazuar nė metaforat dhe asociacionet qė rrjedhin prej tyre . Metaforizimi i gjuhės poetike ( 363 ) shenjon ngritjen cilėsore tė poezisė sė sotme shqipe, shenjon modernitetin e tij.

Si njėra nga vlerat e poezisė sė sotme dhe poashtu edhe tė poezisė sė D. Mehmetit, R. Qosja shenjon kontinuitetin e tyre me poezinė e traditės. Pėr tė qenė me tė vėrtetė poezi, ajo duhet ta ruajė kontinuitetin me traditėn, por edhe ta tejkalojė kėtė traditė.

Mė poshtė ai flet pėr tragjiken ekzistenciale qė e has nė fatin e subjektit lirik, pėr unazat e metaforave ( 361 ), qė e shoqėrojnė shprehjen poetike tė Din Mehmetit, pėr shprehjet e qėlluara simbolike, krijimin e simboleve nga pėrseritja e metaforave dhe pėr simbolet e pavarura. Kthimi i poezisė nė figurė, identifikimi i saj me metaforėn, kjo ėshtė shkalla mė e lartė e shprehjes figurative nė poezinė e sotme shqipe. Si shenjė e modernes nė kėtė poezi ėshtė edhe dendėsia metaforike dhe domethėnia simbolike e vargut ( 345 ). Pėrveē shprehjes simbolike nė poezinė e D. Mehmetit hasim edhe nė numrin simbolik, qė e rivitalizon nga krijimtaria popullore. Nė kėtė poezi ai pėrcjell shtegtimin e subjektit lirik midis vetėdijes mitologjike dhe shprehjes moderne poetike ( 359 ).

Ashtu siē bėnte distinksionin nė mes tė tradicionales dhe tė modernes, nė vėshtrimin pėr E. Gjerqekun dhe nė atė pėr Din Mehmetin, ai bėn distinksionin nė mes tė lirikės subjektive dhe lirikės objektive.

Angazhimi i D. Mehmetit emėrtohet si angazhim universal, pėrkundėr faktit qė nė atė kohė nė rend tė ditės ishte angazhimi klasor.

Pėr krijimtarinė e Rrahman Dedajt, Rexhep Qosja shkroi njė vėshtrim tė gjatė me titull ”Poetika e risemantizimit” , nė tė cilin gjerėsisht i analizoi vėllimet e kėtij krijuesi prej tė parit ”Me sy kange” tė botuar mė 1962 e gjer tek i katėrti, ”Etja”, tė botuar mė 1973 dhe i pesti ”Gjėrat qė s’preken” tė botuar mė 1980.

Kėtė vėshtrim e fillon me tė arriturat e teorisė sė receptimit, e cila si kriter tė vlerėsimit tė veprės letrare ka lexuesin ose thėnė mė mirė pritjen e veprės nga lexuesi. Nocionet e pėrdorura nga Qosja, si ”intensiteti i receptimit” ose ”fati receptiv i veprave letrare” ose ”studimi historik i receptimit”, nė tekstin e parė me titull mjaft domethėnės ”Horizontet e pritjes”, pėr krijimtarinė e Rr. Dedajt, hapin njė horizont tė ri tė vleresimit tė veprės letrare te ne. Mė tej hyn nė analizėn e tekstit letrar, nga vepra e parė gjer tek e katėrta, duke i analizuar evoluimet e krijimtarisė sė Dedajt.

"Krijimtaria e Dedajt u ngrit sė bashku me krijimtarinė e bashkėkohanikėve tė tij dhe pak a shumė kaloi nėpėr ato shkallė, qė kaluan edhe veprat e tyre, por nė kėtė drejtim vepra e tij i kishte edhe specifikat e veta. Kėto specifika do tė shihen nė aspektet e reja tė vrojtimit tė fakturės poetike, disponime tė reja lirike, tė bazuara nė njė simbolikė mė tė sistemuar poetike…" si vlera tė reja tė kėsaj poezie do tė pėrmenden simbolika dhe mitologjia mbi tė cilat do tė krijohet poezia e Dedajt. Kėto do tė jenė shenja qenėsore tė strukturės sė kesaj poezie. Kur jemi kėtu, shohim se R. Qosja shtjellon raportin e figuracionit nė strukturėn e veprės me hermetizmin, qė kishte filluar tė depėrtonte nė poezinė shqipe, pastaj drejtpeshimin nė mes tė traditės kombėtare dhe te sensibilitetit modern, nė krijimtarinė e poetit. Duke e vėshtruar kėtė poezi nė kontinuitet kėtu, nė tekstin ”Prej poetikės sė lirizmit deri te poetika e ironisė” pėrcillen ndėrrimet nė strukturėn poetike, tė cilat e karakterizojnė poezinė e sotme shqipe nė kalimin nga vitet ’60 nė vitet ’70.

Nė disa faqe nė vazhdim, kritiku shqyrton qėndrimin e poetit ndaj krijimtarisė, ndaj vargut. Margjinalizimi i letėrsisė dhe i artit nė botėn bashkėkohore ėshtė njė problem nė vete. Pėr poetin, vargu ėshtė trashėgimtar i gėzimeve dhe i dhembjeve, i dyshimeve dhe i shpresave tė tij: ”Vargu poetik, sipas pikėpamjeve tė tij, mund tė jetė dėshmi e dramės intime tė krijuesit tė tij duke qenė njėkohėsisht, dėshmi e sė kaluarės, e trashėgimisė, e historisė” . Edhe qėndrimi ndaj krijimtarisė ndryshon nga vėllimi i parė e i dytė nė tė tretin e, sidomos nė te katėrtin. Nė vėllimin poetik ”Etje” vargu na del me sintagmė tė rė, ”vargu kryeneē”. Nė kėtė kohė vargu i tij mė nuk ėshtė ai vargu transparent i pėrmbledhjeve tė para, por ėshtė njė varg mė i rėndė, mė kryeneē me formėn, me figuracionin, mė kryeneē me semanticėn e tij. Kalimi i poetikės nga intimizmi nė ironi shenjon kalimin nė poetikėn moderne, qė e pėrjetoi poezia shqipe nė vitet ’70, pjėse e sė cilės ėshtė edhe poezia e Dedajt.

Nė pjesėn qė vazhdon, ”Semantika e hapėsirės”, kritiku shtjellon nocionin kohė nė poezinė e Dedajt. Gjeografia e poezisė sė kėtij poeti, plotėsohet me levizjėn imagjinative tė subjektit lirik nėpėr tė. Hapėsira kėtu merr kuptim figurativ duke marrė konturat konkrete tė vendlindjes, por qė rrezaton njė kuptim mė te gjerė, njė kuptim mė universal. Edhe kėtu jepen shenjat dalluese tė poezisė sė Dedajt. Kėtu vendlindja poezisė nuk i jep ngjyra tė sentimentalizmit apo tė njė ndjeshmėrie folklorike, por pėrkundrazi ”poezia e Rrahman Dedajt kur e kur ngritet nė nivelin e meditimit modern poetik mbi fatin e njeriut tė asaj hapėsire” . Nuk ėshtė vėshtirė qė tė ”zbulohet” se pas fatit tė subjektit lirik fshihet fati i shqiptarit, tė cilit ia caktojnė hapėsirėn te tjerėt, nė tė kaluarėn dhe nė tė sotmėn e tij.

Hapėsirėn e subjektit lirik e mbėshtjell koha, e cila ėshtė mė e gjerė, sepse pėrfshin tė kaluarėn dhe tė sotmėn, kohėn subjektive, pra atė tė pėrjetuar subjektivisht nga ai: ”Hapėsira dhe koha janė dimensione objektive, qė konkretisht e ndriēojnė qenien e tij” . Rrezatimet semantike tė hapėsirės dhe tė kohės janė tė kushtėzuara ndėrmjet veti. Edhe kėtu, Rexhep Qosja bėn dallim nė mes tė nocionit tė kohės nė poezinė e vėllimeve tė para poetike tė Dedajt dhe tė atyre tė mėvonshme. Nė fillimet e kėsaj krijimtarie shquhej koha subjektivisht e pėrjetuar, ndėrsa mė vonė subjekti lirik e persiat kohėn pėrmes monumenteve tė saj autentike, e jo pėrmes kohės subjektive. Tani, subjekti lirik i kėsaj poezie ”ėshtė njė memorie e vėrtetė mitologjike dhe historike” . Koha objektivizohet pėrmes monumenteve tė saj sikundėr janė. Guri i lashtėsisė, Koka e Apollonit, Butrinti, fyelli, duvaku i nuses etj., por edhe pėrmes baladave, legjendave, pėrrallave etj.

Ndėr simbolet, tė cilat R. Qosja i analizon nė krijimtarinė e Dedajt janė simboli i gurit, i shiut, i erės dhe ai urės. Pėrmes simbolit tė gurit ”koha merr trajtėn e objektit material, kurse objekti material ruan trajtėn e kohės…" . Kritiku bėn kėtu distinksionin nė mes tė kohės sė subjektivizuar dhe tė kohės sė objektivizuar nė poezinė e Rr. Dedajt duke i dhėnė pėrparėsi kėsaj tė fundit: ”koha e objektivizuar ėshtė koha qė flet mė sė shumti, me fjalė tė tjera koha e objektivizuar ėshtė koha mė autentike qė objektivisht e mbulon hapėsirėn e subjektit lirik…” Koha nė poezinė e Dedajt bėhet njė dimension i manifestimit meditativ tė subjektit lirik, por ky dimension dallon mjaft nga dimensioni i poezisė, e cila pėrherė ngelet nė figurimin subjektiv tė saj. Figura tjetėr qėndrore e Dedajt, ura, inkuadrohet lirshėm nė mitologjinė poetike tė tij: Ura, qė simbolizon idenė e kontinuitetit, bėhet ide kryesore, qė inkuadrohet nė mitologjinė poetike, duke u bėrė njė prej dimensioneve mė tė rėndėsishme semantike tė fakturės sė poezisė sė tij” . Nė keto monumente tė kulturės shpirtėrore, siē janė guri dhe ura, Rexhep Qosja sheh dimensionin metafizik nė poezinė e tij.

Nė pjesėn ”Struktura e mitologjisė poetike” shenjohet struktura e poezisė sė Rrahman Dedajt me mitologjinė, e cila nė tė njėjtėn kohė ėshtė e lashtė dhe moderne. Miti dhe simboli sikur nė poezinė mė tė re tė ketij poeti shquhen, dalin nė radhė tė parė dhe kėshtu behen shenjues tė poetikės sė tij. Kėto dy figura, mitike dhe simbolike, tani qėndrore nė krijimtarinė e tij, lidhen me hapėsirėn dhe kohėn, pra kėshtu ”krijojnė njė varėsi tė kuptimit poetik…” Depėrtimi nė poetikėn mitike bėhet jo vetėm pėrmes figurave, por edhe pėrmes numrave. Nė vellimin ”Gjėrat qė s’preken”, poezitė e tė cilit e kanė numrin fiks tė vargjeve 13, ky numėr: ”bėhet, kėshtu, indikator, ēelės dėshifrues i ndjenjės, respektivisht i botėkuptimit tė tij” . Numrat, legjendat, baladat, mitet dhe simbolet sikundėr janė Fjala, Etja, Lulja, Emri, Guri, Balada, Legjenda, Pėrralla, Ura, Zjarri, Uji, Hėna, Toka etj., krijojnė sistemin e simboleve, respektivisht mitologjinė poetike.

Simbolet nė kėtė poezi ndahen nė simbole konstante dhe jokonstane, ndėrsa struktura simbolike e tij ėshtė dinamike dhe pėr kėtė shkak numri i simboleve jokonstante ėshtė m i madh se ai i simboleve konstante. Mė tej poetika e Rr. Dedajt pėrkufizohet si poetikė e risemantizmit nė pjesėn nė vazhdim tė ketij vėshtrimi. Shtimi i simboleve individuale, kontekstuale, por edhe shtresimi i ri semantik i simboleve konstante tregon dinamikėn strukturore tė kesaj poezie, nė sistemin simbolik tė sė cilės ”simboli konstant dhe simboli kontekstual ndikojnė nė njėri-tjetrin nė drejtime tė kundėrta: nė drejtim tė universalizmit, respektivisht nė drejtim tė kontekstualizmit semantik dhe, rrjedhimisht, artistik” . Kėtu analizohet simbolika e kullės, e cila nė kontekste tė ndryshme rrezaton kuptime tė reja, si psh. nė poezinė ”Fėmija” kulla simbolizon vetminė, izolimin, heshtjen e simbolit lirik, nė poezinė tjetėr ”Ai i lagjes sė fundit”, ajo bėhet simbol i objektit tė kėrcėnuar prej izolimit tė vet, ndėrsa nė poezinė ”Letra e pestė” kulla “ plotėson lektisjen e subjektit lirik pėr vendlindjen” . Nė vazhdim analizon simbolin e Rrashtės, tė unazės, simbolin e Zogut, pastaj analizon poezitė, tė cilat i quan antologjike, ”Pėrralla pėr vashėn”, ”Pėrralla pėr nusen” dhe ”Pėrralla pėr gruan” tė pėrmbledhjes ”Etje”. Nė kėto poezi shprehet mė sė miri poetika e risemantizimit kur simbolet tradicionale, konstante, siē janė Vasha, Nusja dhe Gruaja, kthehen nė simbole kontekstuale: ”Kėshtu, poezia e tij semantikisht intensifikohet deri nė maksimum. Dhe, kėshtu, njė poezi e strukturės dinamike figurative bėhet poezi e strukturės polisemike”.
Kuptimi i poezisė sė Dedajt do tė mbetet i pazbėrthyer nėse nuk hetohen elementet themelore tė sistemit tė tij simbolik, nėse nuk do tė zbėrthehet mitologjia e saj poetike. Ēdo simbol, ēdo mit mund tė ketė kuptim vetėm nė kontekstin e caktuar tė sistemit. Por, figura ėshtė pėrcaktuesja e karakterit tė strukturės sė poezisė sė tij. Poezia e Dedajt ėshtė poezi e hapur: ”Duke e bazuar, kėshtu, thėnien e vet nė figurėn, nė tė vėrtetė duke i dhėnė mundėsi realizimi poetik botės materiale, nė njėrėn anė, kurse mitit dhe simbolit, qė s’janė tjetėr pos pėrfytyrim i konkretizuar i asaj bote materiale, nė anėn tjetėr, Rrahman Dedaj nė poezinė e tij, praktikisht, i jep mundėsi botės tė flasė vetė” .

Njė tjetėr problem qė shtrohet nė kėtė vėshtrim ėshtė problemi i kontinuitetit, qė e karakterizon krijimtarinė e Dedajt. Ky poet me vetėdije nė poezinė e tij i inkuadroi figurat materiale dhe shpirtėrore kombėtare, por mėnyra se si u inkuadruan ato nė strukturėn e tekstit tė tij ėshtė moderne.
Ky vėshtrim pėr poezinė e Rrahman Dedajt ėshtė kulmi i kritkės, ėshtė vėshtrim antologjik nė kritikėn shqiptare.

Periodizimi i letėrsisė sė sotme shqipe

Nė librin ”Prej tipologjisė deri te periodizimi”, nė tekstin ”Struktura e transformave”, tekst qė ka strukturėn e njė monografie tė rrudhur, Qosja e shtjellon nė pėrgjithėsi strukturėn e letėrsisė sė sotme shqipe tė krijuar nė ish-Jugosllavi, nė me tepėr se tri dekada. Gjatė kėsaj kohe letėrsia e sotme shqipe u zhvillua nė etapa tė ndryshme, krijoi struktura tė caktuara dhe nė tė morėn pjesė tre breza krijuesish. Rexhep Qosja nė periodizimin e letėrsisė shqipe si kriter kishte kriterin estetik dhe e hodhi si tė papėrshtatshėm kriterin ideologjik, qė mbizotėronte nė kritikėn shqiptare qė u zhvillua nė Shqipėrinė shtetėrore, por edhe te njė pjesė tė kritkės shqipe kėndej kufirit.

Gjatė tri dekadave tė zhvillimit tė letėrsisė sė sotme shqipe u zhvilluan tri gjinitė letrare: poezia, proza dhe drama, mirėpo mbizotėroi poezia. Ky fakt kushtėzoi qė edhe R. Qosja nė etapezimin dhe nė karakterizimin, qė i bėri letėrsisė sė sotme shqipe, emėrtimin pėr kėto etapa e mori nga fusha e poezisė, sepse kjo e fundit e pėrfaqėsoi letėrsinė e sotme shqipe pėr tri dekadat nė fjalė.

Kritiku, nė kėtė vėshtrim e shqyrtoi kohėn nė tė cilėn u zhvillua kjo letėrsi, rrethanat shoqėrore, historike, faktorin subjektiv, krijuesin, rrymat ideologjike edhe letrare qė patėn ndikim nė kėtė kohė etj., kushtet specifike nėpėr tė cilat ka kaluar kjo letėrsi etj.

Ai letėrsinė e sotme, e cila u krijua nė Kosovė, e ndau nė tri etapa:

1. Struktura e didaktikės dhe e patosit,

2. Struktura e realizmit dhe e lirizmit, dhe

3. Struktura e mitit dhe e simbolit;

Nė etapėn e parė, poezia e sotme shqipe nė Kosovė, mė tepėr u shkrua nėpėr revista e gazeta sesa nė pėrmbledhje tė veēanta.

Poezia e etapės sė parė, siē shihet nga titulli: ”Struktura e didaktikės dhe e patosit”, nė kėtė kohė, e kushtėzuar edhe nga niveli i ulėt i krijuesve edhe nga kushtet specifike nėpėr tė cilat kaloi, ishte njė poezi pa ndonjė vlerė tė lartė artistik.

Unidimensionaliteti e karakterizonte kėtė poezi: ”Kurrė mė tepėr se nė kėtė kohė poetėt shqiptarė nuk i kanė shembėllyer njėri-tjetrit dhe kurrė mė tepėr nuk ėshtė prridhur, vetėdijshėm apo pavetėdijshėm individualiteti krijues poetik” . Mė poshtė R.Qosja e karaktrizon kėtė poezi si mobilizuese, optimizmin, qė patjetėr duhej ta pėrmbante letėrsia, patetiken dhe kthjelltėsinė didaktike qė e pėrshkonte atė. Tė gjitha kėto ishin shenjat qė e karakterizonin letėrsinė nė vitet pesėdhjetė: ”…poezia shqipe deri nė gjysmėn e dytė tė viteve “50 mbetet, ashtu, poezi stereotipe me frymėzime ideologjike dhe me shprehje tradicionale dhe, kryesisht retorike”. Nė pengimin e zhvillimit tė kėsaj poezie ndikuan shumė faktorė, por dy ishin mė kryesorė nė kėtė drejtim:

1. Ideologjizimi i poezisė, kėrkimi qė me ēdo kusht t`i shėrbejė politikės sė ditės, ideologjisė sė klasės punėtore, ndikimi me ēdo kusht nė vetėdijėn e masave, shabllonizimi etj., dhe

2. Niveli i ultė kulturor, tė cilit kjo poezi duhej t`i pėrshtatej me rėnien nė didaktizėm si nė kohėn e Rilindjes Kombėtare. Mirėpo, me kalimin e kohės, me ngritjen e marrėsit nė njė shkallė mė tė lartė kulturore dhe me ngritjen e krijuesit nė aspektin teorik dhe praktik. Aty nga fundi i viteve `50, fillon njė ndryshim ne poezinė shqipe nė Kosovė, e cila paralajmėron etapėn tjetėr, etapėn e dytė nė letėrsinė e sotme shqipe nė Kosovė.

Kėtė etapė, kritiku e karakterizon si ”Strukturė tė realizmit dhe lirizmit ”.Nė kėtė etapė, qė ngėrthen vitet ‘60, letėrsia e sotme shqipe ngritet nė njė nivel mė tė lartė.

Nė vija tė pergjithshme shtjellon poezinė e kėsaj etape dhe mė gjerėsisht ndalet nė poezinė e E. Gjerqekut, D. Mehmetit, A. Islamit, M. Kėrveshit, F. Gungės dhe A. Shkrelit, tė cilet ishin pėrfaqėsuesit kryesor. ėshtė kjo poezi qė shėnon ngritjen cilėsore tė poezisė sė sotme shqipe nė Kosovė. Nga njė strukturė e thjeshtė, nė etapėn e parė, poezia ėshtė ”njė strukturė relativisht komplekse poetike” . R. Qosja e vlerėson lart rolin e poetėve kosovarė nė kėtė kohė (nė vitet`60): ”ata u kushtohen pėrjetimeve intime, subjektive dhe, ndonjėherė, autobiografike, duke e larguar ashtu shikimin prej ngjarjeve tė jashtme, aq karakteristike pėr etapėn e parė ” . Dukuri negative tė kėsaj kohe e quan meditimin, qė nė fund tė fundit pėrfundon nė moralizim dhe sentenciozitet. Poezia e kėsaj kohe, sikur e krijon atė urėn kaluese nga poezia e didaktikės dhe e patosit nė poezinė e mitit dhe tė simbolit, qė shėnon modernen nė poezinė e sotme shqipe e, qė ėshtė krijuar nė etapėn e tretė.

Letėrsinė, nė etapėn e tretė e emėron me sintagmėn ”Struktura e mitit dhe e simbolit”.

Nė kėtė etapė, letėrsia shqipe bėhet e vetėdijshme pėr vetėveten, pėr funksionin e saj estetik. Tani ajo ėshtė e liruar plotėsisht nga ”detyrat”, qė i mvisheshin asaj nė periudhat e mėparėshme : ”Nė etapėn e tretė, ajo, pėr herė tė parė ėshtė letėrsi qė pretendon tė jetė e vetėdijshme pėr veten…” Nė vazhdim, kritiku, i numėron meritat e poezisė shqipe nė kėtė etapė: ”Poezia shqipe e kėsaj etape don tė jetė poezi, vertet, meditative, intelektuale nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve, nė te cilėn do tė gėrshetohen, do tė shkrihen e do tė sintetizohen: e kaluara dhe e tashmja, e shėmtuara dhe e bukura, subjektivja dhe objektivja, kombėtarja dhe universalja”. Kalimi nė simbol dhe mit, shėnon kulmin e zhvillimit tė strukturės sė poezisė sė sotme shqipe, por si simboli, ashtu edhe miti janė tė lidhur fort pėr kulturėn shpirtėrore autoktone tė njeriut tė kėtyre anėve: poetet bėjnė pėrpjekje tė gjejnė fakturėn autoktone, origjinale, ose historike, ose mitologjike…” Nė kėtė kohė kemi ”manifestimin e vetėdijes estetike”, e cila bėhet dominuese, pastaj, kthimi nė burimet autoktone, zgjerimi tematik, njohja me vlerat e letėrsisė europiane, bėn qė poezia shqipe tė kalojė nė zona, tė cilat pėr etapat e mėparshme kishin qenė tė panjohura.

Si krijues, reprezentues tė kėsaj etape, Rexhep Qosja trajton poezinė e Rr. Dedajt, B. Musliut, M. Ramadanit dhe S. Hamitit, ndėrsa pėrciptazi i permend disa poetė tė tjerė. Te kėta, ve ne pah vlerat dhe antivlerat, veprat e krijuara dhe ato tė emituarat. Por nuk i pėrmend shumė poetė tė etapės sė dytė, tė cilėt vazhduan edhe nė etapėn e tretė tė krijojnė vepra me vlera tė pamohueshme. Vėnia nė pah e veprave tė krijuesėve, qė kanė filluar tė shkruajnė nga fundi i viteve ‘6o, dhe atyre qė vazhdojnė tė shkruajnė ne vitet ‘70, ndėrsa heshtja e veprave tė; Din Mehmetit, Azem Shkrelit, Ali Podrimjes etj., sikur i ndanė etapat mekanikisht.

Njė e metė, dhe bile kryesore, e tipologjizimit tė letėrsisė shqipe ( e edhe poezisė shqipe ) nga Rexhep Qosja, ishte kufizimi i tij vetėm nė letėrsinė qė u krijua nė ish- Jugosllavi. Tipologjizimi ndaras i kėsaj letėrsiė nga letėrsia qė u krijua nė Shqipėri, sikur e ul vlerėn e kėtij studimi. Kur jemi kėtu duhet pėrmendur se kėtė gabim e pėrmiresoi Agim Vinca nė monografinė ”Struktura e zhvillimit tė poezisė sė sotme shqipe ( 1945-1980)”, ku poezinė e sotme shqipe e studioi si njė tėrėsi pa marrė parasysh kufinjtė shtetėrorė, qė i ndajnė shqiptarėt nė mes tyre.

Duke e marrė parasysh veprimtarinė e tij tė pėrqendruar kryesisht me studime historiko-letrare, kuptohet se kjo ishte njė skaj apo pjesė e veprimtarisė sė tij, sa tė gjatė aq tė gjerė.

Me kėtė punė, pra, edhe e arsyeton shmangien qė i bėri kėsaj etape tė gjerė nė letėrsinė shqipe.

Poezia dhe moderniteti

Nė vėshtrimin ”Manifesti i modernitetit” , nė anė tė ndryshme e shtjellon nocionin modernitet. Deri te pėrkufizimi i kėtij nocioni, ai vije natyrshėm, sepse nė pjesėn mė tė madhe tė veprimtarisė sė tij kritike, ai ka mbajtur qėndrim se ē’ėshtė e ēka nuk ėshtė modernitet.

Nė kritikėn letrare, si dhe nė letėrsinė qė ėshtė krijuar nė Kosovė, me nocionin modernitet - modernizėm, ėshtė manipuluar shumė. Shpeshherė, vepra tė ndryshme janė definuar si moderne apo moderniste, e nė kohėt e fundit edhe postmoderne, por mė tepėr ky nocion ėshtė keqkuptuar dhe keqinterpretuar, sesa ėshtė kuptuar drejt. Me kėtė nocion, mbuloheshin ndjeshmėri tė ndryshme dhe tė kundėrta.

Kėtė vėshtrim, autori e ka ndarė nė katėrmbėdhjetė njėsi. Njėsia e parė emėrtohet ”Nocioni modernitet” dhe e fundit ”Funksioni projektues i modernitetit”. Qė nė fillim, kritiku merret me pėrkufizimin e nocionit ”modernitet”, i cili sipas tij ”hyn nė radhėn e nocioneve mė tė pacaktuara” ( f. 5 ). Shpesh zėvendėsohet prej nocionit avangardė dhe ėshtė nocion relativ, prandaj edhe se ky nocion duhet tė ”ripėrkufizohet nė ēdo kohė, duke pasur gjithnjė parasysh karakterin historik tė pėrmbajtjes qė mė tė mbulohet”. ( 5 ) Moskuptimi i kėtij nocioni ēonte te mistifikimi i tij. Por para se ta pėrkufizojė kėtė nocion, Profesori preferon mė parė ta pėrkufizojė se ēka nuk ėshtė modernitet, ndėrsa pėrkufizimin e nocionit ”modernitet” ai, pėrveē pėrkufizimeve, mė tepėr e lė tė hapur.

Nė vazhdim, tregon kohėn e fillimit tė pėrdorimit tė termit modernitet, prej Bodlerit, pastaj pėrmend Apolinerin dhe Majakovskin, si poetė modernė.

Nocionin modernitet, Rexhep Qosja e analizon nė tri fusha: nė fushėn e poezisė, tė prozės dhe tė kritikės letrare.

Ēka s’ėshtė moderne nė poezinė e sotme: ”… poezia entuziaste pėr origjinėn e lashtė, pėr famėn e heronjve, pėr vyrtytet etnopsikologjike, nė tė cilėn patosi i lartė pėrshkon ndjenjėn, retorika cilėson thėnien, glorifikimi ngjyros tonin, kurse dekori romantik zbukuron vizionin”. Koha jonė ėshtė kohė, nė tė cilėn mbizotėron vetėdija kritike edhe nė krijimtarinė poetike: ”Pėr me tepėr, nė kohėn e sotme kur kategoritė estetike, sikundėr janė e bukura dhe e madhėrishmja, praktikisht, nuk kanė mė shkėlqimin qė kishin pėr mė tepėr se dymijė vjet, poezia e entuziazmit, e glorifikimit dhe e dekorit ėshtė njė anakronizėm, jo vetėm nė pėrpjestime botėrore apo europiane, por edhe nė pėrpjestime ballkanike”.
Shpeshherė nė kritikėn tonė, por edhe nė veprimtarinė krijuese, moderniteti identifikohej me menjanimin e shenjave tė pikėsimit nė poezi, me lidhjen e fjalėve semantikisht tė largėta, me formalizimin e vargut etj. Te ne, modernitet konsiderohej pėrseritja e sensibiliteteve tė shkuara, himnizimi i i qėndresės, semantika anakronike e konservatore, pastaj pėrseritja e tingujve dhe krijimi i pėrshtatjeve muzikore, pėrseritja e fonemave apo e fjalėve.

Temė mė vete ėshtė moderniteti nė prozė, e cila te nė ėshtė nė nivel mė tė ulėt se poezia.

Nė prozė, shenjė e modernitetit nuk ėshtė mungesa e fabulės, pastaj njė prozė sot nuk ėshtė moderne, sepse ėshtė shkruar nė formėn e monologut tė brendshėm. Proza, nuk ėshtė moderne ”as pse mbėshtetet nė motivet, nė mitet dhe nė simbolet e traditave kulturore, apo vetėm pse nė kurnizat e saj mitologjike dhe folklorike futen pėrmbajtje aktuale edhe pse ashtu krijohen domethėnie alegorike ose simbolike” . Moderne, nuk mund tė jetė as proza, e cila merret me ”hetimin e aspekteve tė lėnduara, tė deformuara, tė psikės sė njeriut”.

Sa i pėrket modernitetit nė kritikė, R. Qosja, si kriter pėrcakton aspektin e kritikės: ”aspekti, vėrtet, konsiderohet i vetmi kriter i pėrcaktimit tė modernitetit apo tė jomodernitetit tė kritikės letrare”.

Njė kritikė e rreptė, ketu i bėhet nocionit pasqyrim, qė ishte nocion qendror nė kritikėn e realizmit socialist: ”nuk mund tė quhet moderne kritika e cila bazohet nė nocionin pasqyrim…”

( 14 ) nė thelb tė veprės ėshtė funksioni estetik i saj, ndėrsa funksionet tjera janė tė huaja pėr veprėn letrare. Ky shprehet kėtu, kundėr normativizmit dhe praktikės dogmatike, qė mbizotėronin nė realizmin socialist: ”moderniteti dhe praktika e dogmatizmit tė realizmit socialist, objektivisht, pėrjashtohen”.

Pasi tregon se ēka nuk ėshtė moderne nė lėtėrsi, profesor Rexhep Qosja nė shumė aspekte prej shumė anėve e pėrkufizon kėtė term.

Moderniteti ėshtė nocion njohės, nocion vlerėsues, ėshtė njė nocion me domethėnie tė gjerė, moderniteti ėshtė tejkalim i poetikės skematike, moderniteti nuk mund tė jetė pjesė, sepse ai ėshtė tėrėsi. Moderniteti varet prej tėrėsive siē janė ndjeshmėria, struktura, sistemi teorik, energjia e mendimit, vlera estetike etj. Ai: ”nėnkupton zbulimin e pėrmbajtjeve tė reja; tė ndjeshmėrisė sė re; tė vizioneve tė reja; tė moralit tė ri; tė ideve tė reja; tė aspekteve tė reja; tė formave tė reja; tė teorive; tė metodave; dhe tė teknikave tė reja krijuese” . Ndjeshmėria, fryma, vizionet pėrcaktojnė njė vepėr tė jetė moderne apo konvencionale. Moderniteti e pėrjashton konformizmin, gjykimi i tij ėshtė ironik, pėrballė kufizimeve moderniteti vė lirinė.

Dhe nė fund: me kė nuk pajtohet moderniteti?

Moderniteti nuk pajtohet me folklorizmin, me sentimentalizmin, me apologjetikėn, me dekoracionin, me patosin dhe retorikėn romantike, me normativizmin dhe dogmatizmin, me mitologjinė patetike dhe me vetėdijėn lokale; ai nuk pajtohet me tė sotmen, me veten sot pėr hir tė sė nesėrmes, ėshtė projeksion i botės sė krijuar nesėr.

Individualiteti i Rexhep Qosjes si kritik letrar

Njė decenie pas botimit tė librit ”Dialogje me shkrimtarėt”, tė Rexhep Qosjes, me rastin e ribotimit tė kėsaj vepre kritike, nė pasthenie, me tė drejtė theksohet se kjo vepėr ”shenon zanafillėn e kritikės moderne shqipe” . Kėtu duhet analizuar nocioni ”kritikė moderne” , sepse njė lloj i kritikės shqipe ekzistonte edhe para botimit tė kėsaj vepre, qė ishte njė kritikė e pakonstituuar nė nivelin adekuat tė vetė letėrsisė, as nė rrafshin e organizimit, tė strukturės kompozicionale apo tė pėrgatitjes teorike dhe tė kulturės gjuhėsore. Si poezia, edhe kritika vuante nga njė retorizėm patetik, nga njė klishetizėm i improvizuar i mendimeve qė pėrseriteshin nga njė kritik te tjetri, duke pandehur se misioni i saj ishte efekti didaktik, qė bashkohej me pėrfoljen e pėrmbajtjes sė veprės. Kjo kritikė mė tepėr merrej me ēėshtjet jashtėtekstore, siē ishte biografia e shkrimtarit, orientimi ideologjik i tij etj. Kritika shqipe sillej rreth disa temave tė pėrhershme siē ishin pėrmbajtja dhe forma, personazhi pozitiv dhe ai negativ si dhe tematika e veprės.

Kur jemi kėtu, vetvetiu rrjedh pyetja: Ē’tė re solli Rexhep Qosja nė kritikėn shqipe tė kėsaj kohe?

Nė radhė tė parė ai trajtoi letėrsinė shqipe nė pėrgjithėsi, pa bėrė ndarje regjionale ose pėrpjekje pėr ta abstrahuar letėrsinė e sotme shqipe nga letėrsia e traditės, dhe kėshtu pėr ta trajtuar kėtė letėrsi si diēka tė veēantė. Si kriter, kritiku kishte kriterin estetik, tė cilin ua kundėrvinte kritereve tė tjera. Ai nė qendėr tė interesimeve tė veta vinte veprėn letrare pėrkundėr traditės, qė nė atė kohė mė tepėr merrej me biografinė e autorit se sa me veprėn e tij. R. Qosja afirmonte sensibilitetin modern tė letėrsisė, kritikonte tė metat: frymėn patriarkale, optimizmin e rrejshėm, ideologjizimin dhe politizimin e letėrsisė etj. Nė kohėn kur gjysma e letėrsisė sė sotme shqipe zyrtarisht ishte shpallur si Letėrsi e Realizmit Socialist dhe nė gjuhėn e kėsaj letėrsie zotėronte fjalori ideologjik dhe politik. Qosja si pengesė pėr zhvillimin e letėrsisė sė sotme shqipe, nė vėshtrimin pėr krijimtarinė e Enver Gjerqekut, nuk le pa pėrmendur ”ndikimin e zhdanovizmit dhe tė kanuneve tė Timofejevit e tė teorive tė tjera mbi tendencėn e partisinė nė art” . Madje, kjo ishte ndėr pengesat kryesore qė i kundėrviheshin letėrsisė sė re shqipe. Ai i kritikon dhe i hudh si tė pavlerė krijimet, me anėn e tė cilave krijuesit e fitonin besimin e pushtetit, pėrkėdheleshin dhe bėnin karrierė poetike dhe politike, duke u ngritur nė rangun e poetėve tė ”oborrit”, por edhe nė organet e pushtetit, krijues qė ”idealin poetik ia nėnshtronin punės politike” .

Politizimi i artit, ideologjizimi i tij, i shkonte pėrkundėr idealit estetik, e zhveshte atė nga qenėsorja, e degradonte atė etj. Nė kėtė drejtim kritiku vepronte intelektualisht duke e ditur se arti nė qenien e tij e kishte universalen, ndėrsa politika tė pėrkohshmėn: ”… angazhimi i hapėt, …. Nganjėherė edhe tendenca … e dėmton spontanitetin e shprehjes.” R.Qosja nuk e shikonte veprėn nga njė aspekt. Ai veprės letrare i bėnte njė vėshtrim tė gjerė, e zbėrthente nga aspekti social dhe historik, nga aspekti psikologjik, ekzistencial, pėr tė arritur nė analizėn formale, nė analizėn e stilit, tė figuracionit, tė strukturės sė veprės etj. Kritika e tij ėshtė quajtur ”kritikė integrale” dhe mė poshtė vazhdon: ”Kjo kritikė i ngreh nė nivel adekuat tė gjitha dimensionet e rėndėsishme shoqėrore tė veprės ( Ver. Ime - I. Bytyēi ); kėshtu, ajo, e theksuar dhe e angazhuar nė kuptimin pozitiv, i pėrkrah dhe i stimulon ato mė tė dobishmet, mė pozitivet si te ne, ashtu edhe nė tėrėsi” . Angazhimi i Profesor Qosjes nė art dhe kulturė, por edhe nė problemet aktuale ėshtė njė angazhim i llojit tė angazhimit tė intelektualėve europianė, si Sartri, Markuze etj., ndėrsa kritika e tij ”pozitive” s` ka tė bėjė me nocionin ”pozitivizėm”, por me nocionin e njė kritike konstruktive, e cila vazhdimisht dhe me kėmbėngulje del nė mbrojtje tė vlerave tė vėrteta kombėtare dhe universale tė artit. Nė njė shkrim pėr veprėn e Rexhep Qosjes ”Nocione albanologjike”, Sylejman Syla thekson: ”Autori depėrton dhe pėrqendrohet menjėherė nė vepėr dhe tė gjithė shkrimin kritik e sendėrton nė mbėshtetje tė kontaktit tė drejtpėrdrejtė me tė, pa e rėnduar me teorizime e elemente tė tjera parazitare e tė pafunksion” . Kritika e tij, nė pėrgjithėsi shėnonte kulmet nė shqyrtimin e veprave letrare dhe kėshtu ishte pėrherė e mirėpritur si nga lexuesi ashtu edhe nga kritika letrare. Fjalori i tij ėshtė fjalor i intelektualit bashkėkohor, qė zotėron filozofinė dhe kritikėn tradicionale humaniste tė shekujve tė shkuar, por edhe filozofinė dhe kritikėn bashkėkohore. Pėrkundėr qasjeve jashtėletrare ndaj veprės, qė bėheshin nga kritikė tė ndryshėm ”nė kėtė shkrim kritik-letrar zotėron dukshėm qasja e brendshme apo, thenė mė saktė, pėrqendrimi nė brendėsinė, nė strukturėn e veprės”. Sipas Ali Aliut, ”Rexhep Qosja, pėrfshin njė diapazon e, sfera thuaja tė pakufi nė tė trajtuarit e aspekteve letrare”. Nė tė shumtėn e herave, vepra e tij ėshtė pritur pozitivisht si ngritje cilėsore, si sintetizim i njohurive, pra , ajo ”ėshtė njė sintezė dhe njė thellim i mėtejmė i studimeve historiko-letrare. Metoda origjinale dhe vetėdija kritike historike e autorit bėn tė mundshėm qė tė depėrtojė nė strukturėn e brendshme tė proceseve letrare…” , shprehet Bajram Krasniqi pėr veprėn ”Prej tipologjisė deri te periodizimi”.

Vleresime pozitive pėr kritikėn e tij ka dhėnė edhe Jorgo Bulo nė shkrimin e tij ”Rexhep Qosja dhe vepra e tij „Porosia e madhe" : ”Si ēdo vepėr e kulturės shpirtėrore, edhe vepra shkencore ėshtė e pandarė nga personaliteti i atij qė e krijon dhe nga epoka kur krijohet. E tillė ėshtė edhe vepra shkencore e Rexhep Qosjes, e kėtij krijuesi poliedrik, qė pėr njė ēerek shekulli, me talentin e rrallė, me pasionin dhe me guximin krijues qytetar qė e karakterizon, i ėshtė kushtuar lėvrimit tė shkencės e tė letrave shqipe”.

Mirėpo, pėrpos vlerėsimit pozitiv, qė i ėshtė bėrė kritikės sė Rexhep Qosjes, nuk mungoi as rezerva nga kjo kritikė, por nuk munguan as pėrpjekjet pėr ta nėnvlerėsuar kėtė kritikė, por edhe ata qė u pėrpoqėn ta mohonin atė. Kėshtu, Dr. Ibrahim Rugova, derisa nė njė punim tė botuar nė revistėn letrare ”Jeta e re” kritikėn e R. Qosjes e krahasonte me veprat e kritikėve tė mėdhenj si: ”S. Bevi, De Sanktisi, Bjelinskit, apo atė tė Edmund Vilsonit“ . Mė poshtė kėtė kritikė e karakterizonte kėshtu: ”kjo kritikė ka krijuar njė gjerėsi dhe njė shqyrtim tė shumanshėm tė problematikės sė letėrsisė, e cila krijon mundėsi qė nė vazhdim tė dezintegrohet nė disciplinat e ardhėshme tė studimit tė letėrsisė, ka krijuar njė bazė tė volitshme pėr realizimin e kėtij procesi tė rėndėsishėm, e cila e ka ngritur kritikėn tonė, veēanėrisht nė aspektin metodologjik - teorik, si me inkuadrimin e metodave tė ndryshme, ashtu edhe me inkuadrimin dhe interpretimin e teorive.” ( Nėnvizimi im - I. Bytyēi ) Njė qėndrim tjetėr, pothuaj tė kundėrt me kėtė, ndaj kritikės sė Qosjes, I. Rugova e mban nė librin e tij ”Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare ( 1504-1983 )”. Se do tė kishte tjetėr qėndrim ndaj kritikės sė R. Qosjes, I. Rugova ndaj kritikės sė tij tregon qartė fakti se ky kritik kur e botoi artikullin e sipėrpėrmendur nė librin e tij ”Kah teoria”, pjesėn ku flitet pėr R. Qosjen si kritik e hoqi nga teksti. Nė librin ”Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare”, nė rreth 4 faqe pėrpiqet ta pėrkufizojė kritikėn e tij. Nė pėrgjithėsi kėtė kritikė do ta pėrkufizojė me nocionin kritikė ”e angazhuar” nė letėrsi dhe nė kritikė, por se pėr ēfarė angazhimi bėhet fjalė nė veprėn e R. Qosjes, kėtu nuk definohet nga I. Rugova, sepse asnjė kritikė nuk shkruhet pa pasur autori i saj njė lloj angazhimi. Ky kritik, nė veprėn e akademik R.Qosjes sheh njė lėkundje nė mes tė tradicionalizmit dhe formalizmit ( f. 237 ), pastaj ai, (R.Qosja ) letėrsinė e vėshtron nė raport me ēėshtjet morale ”ēfarė lidhet me premisat sociologjike e etike pėr letėrsinė” ( f. 239 ); nė kritikѱn e tij ” nuk mund tė ēlirohet nga ēėshtja e dualizmit vlerėsues” ( f. 239 ), nė vazhdim ceket inkonsekuenca nė mendimet e Qosjes etj. Nė pėrgjithėsi nė kėtė shkrim ėshtė inkuadruar njė sintaksė e tėrhequr zvarrė dhe njė pėrpjekje e pėrdhunshme pėr ta ulur vlerėn e kritikės sė Rexhep Qosjes. Kėtu nuk ėshtė fjala pėr tė metat e kritikės sė tij, por pėr tė meta tė kėrkuara aty ku nuk gjenden fare, pėr veprimin e njė alkimie gjuhėsore e cila me ”mrekullitė” e saj kthen arin nė thėngjill, e thėngjillin nė ar, gjithnjė sipas nevojės. Kjo kritikė ndaj Qosjes, nė vetė ngėrthente filozofinė provincialiste dhe atė tė grupacioneve, qė shenjonte nivelin e ulėt kulturor tė mjedisit kosovar. Me fjalė tė tjera, kjo alkimi e fjalės mund tė pėrkufizohet si alkimi negative.

Njė kritik, qė ėshtė angazhuar edhe mė herėt ta karakterizojė kritikėn e tij si destruktive dhe R. Qosjen si ”mohues tė vlerave kombėtare”, ishte Hysni Hoxha. Por, R. Qosja ishte kategorik ndaj tė metave tė veprave tė ndryshme, edhe ndaj nivelit tė ulėt kulturor tė shoqėrisė shqiptare. Ai nuk i pėrkėdhelte kėto tė meta, por si intelektual, i gjente dhe i kritikonte ato, prandaj edhe te shumica e intelektualėve tė mirėfilltė dhe e lexuesėve gėzonte respekt. Ky fakt, sikur ngjallte zili te pjesa e inteligjencies kosovare, e cila edhe pse kishte konsideratė tė lartė pėr vetėn, nė shoqėri sikur mbetej prapa perdes. Prandaj, me kritikėn qė i bėnin R.Qosjes, pėrpiqeshin qė t’ia kthenin vėmendjen opinionit se kishte intelektualė tė njė kalibri mė tė lartė se ai i R.Qosjes. Hysni Hoxha nė artikullin ”Pėr njė dialog nė nivel kulturor” e problematizon kritikėn e tij dhe i shfaq mospajtimet e veta me kėtė kritikė. Hysni Hoxha, nuk pajtohet me kriteret qė i pėrdori R.Qosja nė pėrpilimin e ”Antologjisė sė lirikės shqipe”, nė prezentimin jo tė drejtė tė autorėve bashkėkohorė nė tė, rėnien nė ”artizėm” , nė qėndrimin nėnvlerėsues ndaj veprės sė Migjenit etj.

Pa marrė parasysh qėndrimet e ndryshme dhe tė kundėrta ndaj kritikės sė R. Qosjes, kritika e tij hyn nė themelin e kritikės shqipe. Meritė e kėtij kritiku ėshtė ngritja e kritikės shqiptare nė nivelin, qė ka kjo kritikė sot nė Kosovė.


GJUHA, STILI DHE TERMINOLOGJIA E KRITIKĖS

Njė kujdes tė veēantė nė shkrimet e veta, Rexhep Qosja i kushton gjuhės dhe terminologjisė sė veprės. Gjuha e kritikės sė tij ėshtė e gjallė, mjaft e pasur nė shprehje dhe pėrshkohet nga nocionet e kritikės moderne.

Qysh nė librin e parė ”Episode letrare” i ėshtė larguar, sa ka qenė e mundur nė atė kohė, kritikės zyrtare tė Realizmit Socialist, qė ishte prezente nė kritikėn shqiptare. Megjithėse nė librat e tij tė parė kritike, hasim nė fjalorin e kritikės Socologjike apo Pozitiviste, nė librat nė vazhdim ai pėrqendrohet nė tekstin letrar, depėrton nė strukturėn e veprės artistike.

Fjalori i tij ėshtė fjalor i intelektualit bashkėkohor, qė e zotėron estetikėn, trashėgiminė e kritikės humaniste, por edhe kritikėn moderne. Nė kohėn kur u paraqit ky kritik, kritika shqiptare ishte e re nė moshė, ishte nėn trusninė e filozofisė dogmatike qysh nė start, ishte e krijuar nė kushte specifike dhe nė tė shumtėn e herave eklekticizmi e pėrshkonte tej pėr tej. Gjuha qė e pėrshkonte ishte kaotike: shpeshherė, jo vetėm nė njė tekst tė kėsaj kritike, por edhe nė njė fjali, gjejmė mendime tė kundėrta, tė papajtueshme nė mes tyre. Gjuha e kėsaj kritike oscilonte nė mes tė nocioneve tė filozofisė dogmatike marksiste ose nocioneve eklektike. Sa herė qė tentonte ta tejkalonte filozofinė e parė, kalonte nė tė dytėn, nė eklekticizėm.

R.Qosja ėshte ai, qė me vetėdije tė rrallė e mohoi metodėn e parė, por nuk iu bashkangjit tė dytės, si shumė kritikė kosovarė, qė e mbajnė veten pėr kritikė ”modernė”. Ai depėrtoi nė mes tė kėtyre dy rrymave mbizotėruese dhe me vendosmėri, hapi rrugėn e studimeve bashkėkohore nė kritikėn shqiptare. Shenja mė e dukshme pėr ta dokumentuar kėtė ėshtė gjuha, qė ai pėrdor nė veprėn e tij. Nocionet qė pėrdor, janė ato tė teorive bashkėkohore letrare. por, kur jemi kėtu, duhet pėrmendur se mendimi i tij e ruan kontinuitetin me mendimin e mirėfilltė mbi artin dhe krijimtarinė. Pėrkundėr metodės moniste dogmatike dhe anarkisė eklektike, kritiku ndoqi metodėn pluraliste bashėkohore nė kritikėn letrare. Ai nuk ndalej nė biografizėm dhe nė rrethanat shoqėrore historike tė krijimit tė veprės, por mė tepėr hynte drejtpėrdrejt nė tekstin letrar, nė strukturėn e tekstit letrar, por nuk e la anash as horizontin e pritjes, lexuesin, receptuesin e veprės. Terminologjia mė e shpeshtė nė kritikėn e tij ėshtė ajo e poetikės strukturale. Nocionet si studime strukturale, strukturė, struktura figurative, sistemi simbolik, rrathėt koncentrikė tė kuptimit, ideogramet - ideologemat etj., shoqėrohen nga nocionet e estetikės sė receptimit si horizonti i pritjes, intensiteti i receptimit, studimi historik i receptimit etj. Nė kritikėn e R. Qosjes pėrdoren edhe nocionet e semantikės dhe tė semiologjisė si semantema, shenjuesi - i shenjuari etj. Kėto nocione tregojnė pėr gjerėsinė e interesimeve tė kėtij kritiku, pėr pėrdorimin e nocioneve sa mė adekuate nė studimin e letėrsisė.

Sintaksa e kritikės sė Rexhep Qosjes ėshtė mjaft e pasur, elokuente dhe nuk e lodh lexuesin. Njė vlerė tjetėr e kėsaj kritike ėshtė edhe qartėsia e shprehjes, qė nuk e vullgarizon asnjėherė kuptimin e veprės, pėrkundrazi, e bėn tė afėrt nė njė masė mė tė madhe lexuesish. Kjo vepėr, pėr pasuritė e mėdha qė posedon te lexuesi, ngjall pėrjetime estetike.


Pėrfundimi

Prej librit tė parė, ”Epizode letrare”, pothuaj nė ēdo libėr kritik, Rexhep Qosja u mor me letėrsinė bashkėkohore, e sidomos me poezinė e sotme shqipe. Kėto shkrime mund t’i ndajmė nė ese, recensione, trajtesa, studime, vėshtrime, por ai u mor edhe me periodizimin e kėsaj letėrsie (poezie ). Nė kėto shkrime, pѱrveē analizės sė tekstit, ai u mor edhe me ēėshtje jashtėtekstore, qė lidheshin me orientimin e kėsaj letėrsie nė rrugėn moderne. Nė kėto shkrime, qartė caktohet: ē’ėshtė tradicionale dhe ē’ėshtė moderne nė krijimtari, cilat janė tė metat qė e shoqėronin, sidomos krijimtarinė qė ėshtė krijuar nė Kosovė, nė vitet e para pas Luftės sė Dytė Botėrore. Shikuar nga perspektiva e sotme, marrja me kėto probleme, e rėndon kritikėn e R. Qosjes, por po tė analizohen rrethanat nė tė cilat ėshtė krijuar kjo letėrsi nė Kosovė, arsyetohet kjo ”ngarkesė”.

Rėndėsia e shkrimeve tė profesor R. Qosjes ėshtė e madhe, sepse nė to u shtjelluan problemet qenėsore tė kesaj poezie. Pothuaj, nė ēdo rast ky kritik mbajti qėndrim tė drejtė ndaj krijimtarisė vazhdimisht. Kur i lexojmė vlerėsimet pėr disa poetė, vėrejtjet, qė iu bėri atyre, edhe sot e kėsaj dite janė vėrtetuar se ishin tė drejta.

Ndėr problemet kryesore me tė cilat u mor, ishte pėrcaktimi i nocioneve adekuate tė kritikės letrare, pastaj kėrkimi i metodologjive bashkėkohore. Luftimi i tadicionalizmit, i sentimentalizmit dhe i logjikės provinciale ishte nė plan tė parė nė kritikėn e tij. Letėrsia shqiptare, sidomos ajo qė krijohej nė Kosovė, qė nė fillim vuante nga keqkuptimi i frymės sė letėrsisė, nga pėrdorimi joadekuat i nocioneve letrare, pastaj nė shkrimet e tij me tė drejtė shtjelloi fenomenin e hermetizmit nė letėrsinė tonė.

Jo njėherė, ai u pėrballe me dogmatizmin nė trajtimin e fenomeneve letrare dhe jo njėherė e sulmoi kėtė dogmatizėm, i cili me normat e tij tė ngurta, ia zinte frymėn krijimtarisė dhe mendimit tė lirė, pjesė e tė cilit ėshtė letėrsia. Romantizmi i rremė qė e shoqėronte kėtė letėrsi, pastaj notat sentimentale e provincializmi, ndikimet nga periudhat e mėparėshme, si nga letėrsia kombėtare ashtu edhe ajo botėrore, e dėmtonin rėndė letėrsinė e re shqiptare.

Problem mė vete ishte problemi i modernitetit, tė cilin R.Qosja pėrherė e pėrkufizonte, por duke e lėnė kėtė problem tė hapur, sepse mbyllja e problemeve ėshtė karakteristikė pėr mendjen dogmatike.

Njė tjetėr problem ishte edhe qėndrimi i kritikut ndaj disa krijuesve. Nė kėtė drejtim mund tė vėrehen disa inkonsekuenca: ndaj disave, si psh.: ndaj M. Kerveshit, deri diku edhe Rr. Dedajt, mbane qėndrime tepėr tė larta, ndėrsa ndaj A. Podrimjes e A. Shkrelit nganjėherė ėshtė mė tepėr skeptik e qortues sesa e meritojnė.

Po, ta krahasojmė R. Qosjen me kritikun e madh gjerman me prejardhje hebraike nga Polonia, Marcel Reich-Ranicki, i cili i bėn njė vlerėsim veprės sė shkrimtarit tė madh gjerman, Günter Gras ”Zunge zeigen”, njėherit edhe bartės i Ēmimit Nobel, tė cilėn autori e shkroi ne Indi. Ja se ēka shkruan pėr G. Grasin ai: ”Ist ja sehr schön. Aber er hat doch nichts gemerkt. Das Buch ist leer. Da ist doch was nicht in Ordnung” (Po shumė bukur ėshtė. Por asgjė s“ka vėrejtė ai. Ky libėr ėshtė i zbrazėt. Aty diēka nuk ėshtė nė rregull). Ndėrsa, pėr romanin e Martin Walserit ”Jagd” (Ndjekja) me kėto fjalė Ranicki i drejtohet W. Karasek-ut: ”Sie haben eine Kritik über das Buch geschrieben, ... Sie sind befreundet mit Walser, ich bin befreundet mit Walser, uns allen tut es sehr weh, dem Walser einen Schmerz anzutun, und ich habe den Eindruck gehabt,...Die Frage lautet- ... Ist das nun ein Roman über das banale Leben oder ist es ein banaler Roman?”( Ju e keni shkruar njė kritikė pėr kėtė vetėr,...Ju e keni mik Walserin, unė e kam mik Walserin, ne tė gjithėve na rėndon, qė ta lėndojmė Walserin, edhe unė e kam pasur kėtė pėrshtypje,...Pyetja vjen...A ėshtė ky njė roman mbi jetėn banale apo ky ėshtė vetė njė roman banal?) . Po ashtu Hellmuth Karasek, i cili ėshtė kritik i njohur dhe redaktor i revistės “Spiegel” (Pasqyra), nė Gjermani, kėshtu flet pėr romanin “Ein weites Feld” tė Gynter Grasit, njė roman mbi bashkimin e Gjermanisė dhe shkrimtarin Fontane: “Das Buch steht auf der Stelle. Die beiden Hauptfiguren verfügen über kein Leben, keinen Kopf, keinen Unterleib...” (Ky libėr qėndron nė kėtė pozitė. Qė tė dy figurat kryesore shtjellohen mbi tė pajetėn, pa hyrje dhe pa pėrfundim...) .

Askush nuk ua merr pėr tė keqe kėto kritika kaq tė ashpra per keta shkrimtarė aq tė medhenj! Ndėrsa te ne, keqkuptohet parimi dhe vazhdojnė fyerjet e sharjet, kundėr kritikut.

Pa marrė parasysh tė metat e vogla, kritika e R. Qosjes gradualisht u ngrit dhe fjala e tij u bė e respektuar nė tė dy anėt e kufirit shqiptar. Kritikat e tij pėr letėrsinė shqipe e kishin peshėn e kritikave tė Sent Bevit nė Francė, tė De Santkisit nė Itali dhe tė Bjelinskit nė Rusi…

Kėto kritika, nė tė cilat u shtjelluan problemet kryesore tė letėrsisė shqipe, qėndrojnė nė bazė tė kritikės shqiptare. Kritika e tij u rrit sė bashku me zhvillimin e letėrsisė shqipe dhe shpeshherė i paraprinte kėsaj letėrsie.

Referencat:

1 Prof. Dr. Agim Vinca, Struktura e zhvillimit tė poezisė sė sotme shqipe(1945-1980).
”Rilindja”, Prishtinė 1985
2 Heinz Ludwig Arnold und Heinrich Detering , Grundzüge der Literaturwissenschaft. München 2001
3 Ndrekė Luca,Shtatė Shaljanėt. ”Rilindja”, Prishtinė 1973(Pasthėnia).
4 Loni Papa, Cuca e maleve. ”Rilindja”, Prishtinė 1972(Pasthėnia).
5 Kolė Jakova, Toka e jonė. ”Rilindja”, Prishtinė 1972(Pasthėnia).
6 Rexhep Qosja, Panteoni i rralluar. ”Rilindja”, Prishtinė 1973
7 Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtarėt. ”Rilindja”, Prishtinė 1968
8 Rexhep Qosja, Antologjia e lirikės shqipe (Botim i dytė). ”Rilindja”, Prishtinė 1979
9 R. Qosja, Antologjia e lirikės shqipe
10 R.Qosja, Shkrimtarė dhe periudha
11 R.Qosja, Nocione tė reja albanologjike
12 Rexhep Qosja, Prej tipologjse deri te periodizimi
13 Rexhep Qosja, Dialogje me shkrimtarėt. ”Rilindja”, Prishtinė 1979 ( Shih: Pasthėnia e Ali Aliut, f. 292).
14 Rexhep Qosja, Tri mėnyta tė shkrimit shqip, Instituti Albanologjik, Prishtinė 2004
15 Grup autorėsh, Kritika dhe ese nė ” Letėrsia e sotme shqipe ”( Shih: pasthėnien e Ali Aliut me titull) ” Tendenca tė kritikės sonė”, f.362).
16 Bajram Krasniqi, Letėrsia dhe vetėdija historike, f. 267.
17 Jorgo Bulo, Magjia dhe magjistarėt e fjalės. „Dituria”, Tiranė 1998, f. 275.
18 Ibrahim Rugova, Interpretime metodologjike – teorike tė kritikės letrare, ”Jeta e re” 1979, nr. 6, f. 1102
19 Hysni Hoxha, Kritika. “Rilindja” Prishtinė 1977, f. 216.
20 Marcel Reich –Ranicki / Sigfrid Löffler / Hellmuth Karasek ”… und alle Fragen offen”
21 (Das Beste aus dem Literarischen Quartett). “Wilhelm Heyne Verlag”, München 1997, f. 39.
 
Njoftim
Kjo faqe eshte hapur enkas nga AlbaNur per Dr. Rexhep Qosja. Reagimet e tij i konsiderojme pozitive ne ndertimin e mendimit te ri shqiptar per jeten, lirine, dhe demokracine. Tani jemi ne kohen kur intelektuali duhet te ndahet nga politika e dites, te jete ne sherbim te dijes, te se vertetes dhe ne mbrotje te vlerave universale te kombit shqiptar. Tabu temat ne nje shoqeri ekzistojne per te penguar zhvillimin e asaj shoqerie drejt progresit te gjithanshem.

Follow Us

Forumi im nė AlbaNur
 
Video of Rexhep Qosja
Video of Rexhep Qosja
 

Shpallje, Shpallje Falas, Shpallje Online, Shitblerje, Marketing,

Libri Shqip, Libra ne Gjuhen Shqipe, Libra Shqip Falas

Muzika Shqip | Albanian News | Albanian Radio | Albanian Music | Albanian Chat | Albanian MP3 | Albanian Video | Albanian Movies | Lajme Shqip | Albanian Rap

Albanian Forum | Albanian Sport | Albanian Miss | Vajzat Shqiptare | Miss Kosova | Kosovo | Filma Shqip | Meda | Genta Ismajli | Adelina Ismaili | Religion | Dafina

Kosova Film | Humor Shqiptar | Albanian VIP | Rapsodet | Filma Shqiptar | Nora Istrefi | Macedonia | Libra Shqip | Historia Shqiptare | Albanian Culture | Shitblerje

Video Shqiptare | Chat Shqip | Shqiperia | Muzik Tallava | Foto Shqiptare | Stupcat | Portokallia | Tirana Sot | Albanian TV | Koha Ditore | ABC News | Radio Shqiptare

copyright by www.albinkurti.org  / designed Shqip by tim shkupi 2002 - Contact: Webmaster