Ne i lusim vizitoret e AlbaNur, qe
kane ruajtur ne word reagimet tjera te intelektueleve
shqiptare ne lidhje me kete polemike, mundesisht te na
i dergojne via email
timshkupi@hotmail.com
Ne kemi vendosur t'i permbledhim te
gjitha, qe lexuesi shqiptar t'i gjej me lehte ne
internet, pasi interesimi eshte i madh. Kurse tani ne
kete faqe ju mund te inkuadroheni edhe permes domain;
Ne do i botojme vetem reagimet e
intelektualeve te cilat kane te bejne me kete polemike.
Kurse lexuesit shqiptare mund te marrin pjese me
debate ne
AlbaNur Forumin
Akademik Rexhep Qosja nėpėrmjet njė
kundėrpėrgjigjeje drejtuar zyrtarėve
tė LDK-sė, tė botuar nė gazetėn Epoka
e re ka shpjeguar se si nisi sherri
mes tyre, duke vazhduar pastaj luftėn
e fjalėve.
Serbia bėn shumė pėrpjekje pėr tė
njollosur luftėn ēlirimtare tė
shqiptarėve, figurat e shquara tė
kėsaj lufte dhe tė mendėsisė sė sotme
politike dhe shoqėrore tė shqiptarėve.
Serbia tashmė po e shfaq hapur se nuk
e duron dot pavarėsinė dhe
sovranitetin e Kosovės dhe bėn cmos qė
ta njollosė kėtė gjė. Ky raport ėshtė
njė frytėzim i kėtyre pėrpjekjeve tė
dėshtuara shprehet Qosja.
» mė shumė
Kur zihet
nė gojė emri i Profesor Rexhep Qosjes
ata qė e duan kombin duhet tė ngriten
nė kėmbė, ndėrsa pėr tė tjerėt vlen
thėnia e Qosjes:Vdekja mė vjen prej
syve tė tillė.
Rexhep Qosja ėshtė profeti ynė i
kombit.
Rexhep Qosja ėshtė numer njė nė
letėrsi..
» mė shumė
Kush i ka lexuar kujtimet e
ambasadorit amerikan nė Beograd, Cimerman, do tė shohė
se ndarja e Kosovės atėherė pėrcaktohej nė
pėrpjesėtime tė papranueshme pėr ne. Unė, personalisht,
e shihja ndarjen nė pėrpjesėtim me numrin e banorėve
nė Kosovė: shqiptarėve do tu takonte aq sa janė nė
Kosovė, domethėnė rreth 90 pėr qind, kurse serbėve
rreth 10 pėr qind - aq sa ishin nė Kosovė.
» mė shumė
"Zbuluesit e kontinenteve e te vendeve te reja,
Kristofor Kolombo, Ferdinand Magelani, Amerigo Vespuēi
dhe hulumtuesit e kontinenteve te zbuluara, mandej,
posaēerisht te Afrikes, Azise dhe Amerikes Jugore do
te jene te merituar - do te thoshin kozmopolitet apo
do te jene fajtore - do te thoshin kundershtaret e
tyre - pse lartmadheria e saj gjeografia pothuaj ka
rene prej fronit te larte te identitetit. Pse mund te
thuhet keshtu? Mund te thuhet keshtu, sepse jane te
shumte shembujt qe e deshmojne shfronesimin e
gjeografise ne mbreterine e identitetit".
Per Nene Terezen
"Nuk eshte e vertete se jam ngritur me "nervozizem"
kunder mbajtjes se portretit te shenjtores, Nena
Tereze, ne institucionet e Kosoves; e vertete eshte,
vetem, se jam ngritur dhe ngrihem pa nervozizem kunder
perdorimit politik te emrit, te portretit dhe te
veprimtarise se misionares e humanistes, Nena Tereze,
prej disa fondamentalisteve fetare dhe disa
koniunkturisteve politike gjithnje per interesat e
tyre fetare, ne rastin e pare dhe pushtetore, ne
rastin e dyte".
Per identitetin
"Kemi shqiptare me identitet katolik, shqiptare me
identitet ortodoks, shqiptare me identitet mysliman,
shqiptare me identitet protestant dhe shqiptare me
identitet ateist, por te gjitha keto identitete te
veēanta, me te ngushta, me te vogla, ne saje te te
perbashketave te permbajtura ne secilin prej tyre
bashkohen ne ate pergjithesine, ne ate te
pergjithshmen, ne ate te teren qe i themi IDENTITETI
KOMBeTAR SHQIPTAR. Ai qe i ka te qarta keto, ai qe ka
kuptim per marredhenien e te veēantave me te
pergjithshmen, nuk do te akuzoje se po ndan shqiptaret
ne te krishtere dhe ne myslimane...".
"Gjeografia, gjeja me kokeforte ne bote, deshmon e
para evropianitetin shqiptar. Zelli i atyre qe me ēdo
kusht duan ta zbehin disi edhe kete fakt kokeforte,
arrin disa here te krijoje pershtypjen se Shqiperia
eshte ne skaj te Evropes dhe fill pas saj nis Turqia,
ose Azia. Nderkaq, kur hedh syte ne harte veren se
gjer ne ate kufi shtrihen se paku tri shtete te tjera:
Maqedonia, Greqia dhe Bullgaria. Per te mos permendur
ate qe quhet "Turqia evropiane"....".
Per Nene Terezen
"Por keqkuptimet ne shkrimin e Qosjes nuk jane vetem
keto. Perveē nervozizmit te paperligjur ndaj asaj
tradite kulturore qe ka qene lidhur me katolicizmin e
hershem shqiptar, nervozizem qe nuk le pa prekur
mbajtjen e portretit te Nene Terezes ne institucionet
e Kosoves, ne keto shkrime spikat diēka e erret dhe e
rrezikshme: ndarja e identitetit shqiptar. Muzika
ngjan si e njohur".
Per identitetin
"Askush nuk mund te jete aq naiv sa te mos e kuptoje
se nje identitet i ndare eshte nje komb i ndare.
Askush s'mund te jete aq i ngathet nga mendja qe te
mos e kuptoje se perjashtimi i gjysmes ose shumices se
kombit shqiptar nga identiteti evropian, do te thote
perjashtim nga Evropa. Dhe perjashtimi nga Evropa nuk
eshte larg debimit nga Evropa. Ky nuk eshte as
perfundim teorik e as filozofik. Kombi shqiptar,
perpara se ta lexoje ne libra e ka ndier ne mishin e
tij kete lemeri...."
Njoftim
Kjo faqe eshte hapur enkas nga AlbaNur per
Dr. Rexhep Qosja. Reagimet e tij i konsiderojme pozitive ne
ndertimin e mendimit te ri shqiptar per jeten, lirine, dhe
demokracine. Tani jemi ne kohen kur intelektuali duhet te ndahet
nga politika e dites, te jete ne sherbim te dijes, te se
vertetes dhe ne mbrotje te vlerave universale te kombit shqiptar.
Tabu temat ne nje shoqeri ekzistojne per te penguar zhvillimin e
asaj shoqerie drejt progresit te gjithanshem.